Postoi foto me emirin e Dubait në rrjetet sociale, ish futbollisti i Romës përjashtohet nga kombëtarja e Iranit
‘Finalissima’ mes Spanjës dhe Argjentinës vijon të shkaktojë zhurmë edhe pse ajo është anuluar tashmë. Kjo temë u prek edhe në konferencën për shtyp të trajnerit Luis De La Fuente kur ky i fundit publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet miqësore me Serbinë dhe Egjiptin.
Trajneri i kampionëve të Evropës theksoi se ndryshe nga sa thonë në Argjentinë, vullneti i Federatës Spanjolle ishte që kjo ndeshje të luhej.
‘Të gjithë e dini që isha në dispozicion për të luajtur ‘Finalissima’. Gjithnjë e kam thënë-tha De La Fuente-të luash kundër Argjentinës, të fitosh një titull…Si unë ashtu edhe RFEF ishim në një linjë; qe të luanim këtë ndeshje’
Por në fund sfida u anulua dhe De La Fuente u tregua i drejtpërdrejtë për të shpjeguar arsyen.
‘Një ndeshje nuk mund të luhet nëse një prej rivalëve nuk dëshiron dhe ne donim të luanim-shtoi De La Fuente-gjithnjë e kam thënë’.
Një frazë kjo që lë të kuptohet se bllokimi i ndeshjes nuk erdhi nga Spanja. Por përtej përplasjes së versioneve, trajneri i La Roja e përqendroi vëmendjen në aspektin sportiv, pasi e konsideronte ‘Finalissima’ si një mundësi strategjike jo vetëm për titullin, por edhe për aspektin kompetitiv. ‘Ishte një ndeshje e veçantë. Donim të fitonim me futbollistët me të cilët do të kërkojmë të fitojmë Botërorin-tha De La Fuente-kemi që në nëntor që nuk jemi bashkë, për ne ishte e rëndësishme që ta rikuperonim në këtë moment’.
Kombëtarja spanjolle në rrjetet sociale publikoi një video ku trajneri De La Fuente bënte të ditur emrat e futbollistëve të grumbulluar për dy miqësoret e këtij muaji ku spikaste emri i Joan Garcia. I pyetur nëse do të ishte e njëjta listë edhe për ndeshjen me Argjentinës, trajneri spanjoll preferoi të mos bëjë spekulime. ‘E di çfarë kemi bërë-tha De La Fuente-nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur. Por gjithsesi nëse janë këtu, janë sepse janë shumë të mirë’.
Top Channel