Gjykata Kushtetuese rrëzoi dekretin për zgjedhje të reja, reagon Presidenca: Nuk u konstatua shkelje nga Osmani BE-ja i hoqi të gjitha masat ndëshkuese që vendosi ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, e konfirmuar kjo nga Komisioni Europian.
Gjatë debatit mbi Raportin për Kosovën në Parlamentin Europian, Jiri Plecity, përfaqësues i KE-së, pohoi se tashme mund të lëvrohet ndihma financiare e pezulluar dhe theksoi planet për riangazhim të plotë me autoritetet kosovare me qëllim mbështetjen e vendit vendin në rrugën e tij drejt integrimit në bllok.
“Mund të konfirmoj se Komisioni Europian i ka dhënë dritën jeshile mndihmës financiare që më parë ishte nën masa dhe gjithashtu po planifikojmë të riangazhohemi plotësisht me homologët tanë në Kosovë në mënyrë që ta rikthejmë Kosovën në rrugën e duhur në axhendën e saj të BE-së”, u shpreh ai.
Gjatë diskutimit, u shpreh keqardhje për vitin e humbur në Kosovë për shkak të ngërçit politik gjatë vitit 2025. Raportuesi Riho Terras vuri në dukje se paraliza politike kishte ndikuar negativisht në procesin reformues dhe kishte ngadalësuar reformat e nevojshme që priten nga vendet kandidate. Masat ndëshkuese të BE-së përfshinin pezullimin e financimit dhe ndërprerjen e takimeve dypalëshe midis zyrtarëve evropianë dhe Qeverisë së Kosovës.
Ato u vendosën pas tensioneve në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, ku kryetarët shqiptarë të komunave veriore morën mandatin e tyre, duke shkaktuar përplasje mes protestuesve serbë, forcave të sigurisë dhe misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR. Ndërkohë, në lidhje me sundimin e ligjit, BE-ja përmendi marrëveshjen për zbatimin e Ligjit për të huajt.
Anne Kempainen nga Shërbimi i Jashtëm Europian tha se ky hap do të lejojë komunitetin serb të Kosovës të vazhdojë të jetojë, studiojë dhe punojë ligjërisht në vend. Marrëveshja është parë si dëshmi se dialogu po sjell rezultate konkrete.
Top Channel