Pas dy gabimeve trashanike ndaj Atletico Madrid, De Gea del në mbrojtje të portierit të Tottenham
Përvoja e Igor Tudorit me Tottenhamin po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një makth.
Pas tre humbjeve në kampionat që nga mbërritja e tij, ish-trajneri i Juventusit kaloi një natë makthi në stadiumin Metropolitano në Madrid. Duke luajtur kundër Atlético Madridit të Simeones në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, Spurs pësuan katër gola në njëzet e dy minuta me autorë Llorentes, Griezmann, Julian Alvarez dhe Le Normand. Ndeshja përfundoi me shifrat 5-2 për ekipin vendas.
Faji për dy gola (një gabim veçanërisht serioz në portën e Julian) ishte qartësisht i portierit Kinsky, i cili u zëvendësua nën lot në minutën e 17-të. Vendin e tij e zuri italiani Guglielmo Vicario, një lojtar që ndodhet tek ky klub që nga viti 2023. Kinsky, i lindur në vitin 2003 dhe me kombësi çeke, i cili nuk ka luajtur si titullar në Premier League këtë sezon, u zgjodh nga trajneri Igor Tudor për të filluar nga fillimi. “Është më mirë për ekipin “, kishte thënë trajneri kroat në prag të ndeshjes, pasi kishte vendosur të zgjidhte një lojtar numër një që nuk kishte luajtur që nga tetori 2025 në Kupën e Ligës.
Pas kësaj nate katastrofike, për të thënë të paktën, një ndryshim në stolin e Tottenhamit nuk mund të përjashtohet: ditët e fundit, emri i Thiago Motta, aktualisht nën kontratë me Juventusin deri në vitin 2027, është përmendur shpesh.
Top Channel