Lajme të bujshme nga PSG, Luis Enrique edhe për katër vite të tjera në krye të kampionëve të Europës
Arsenali kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Anglisë dhe vazhdon të jetë në garë për të 4 titujt në këtë sezon.
Topçinjtë e Londrës eliminuan në 1/8 e finaleve skuadrën e Mansfield që është pjesë e Divizionit të Tretë të futbollit anglez me rezultatin 2-1.
E megjithatë kjo fitore nuk ishte shumë e lehtë për të besuarit e Mikel Artetës. Në fakt skuadra londineze arriti të zhbllokojë rezultatin vetëm në minutën e 41 të pjesës së parë me Madueken që shfrytëzoi në maksimum asistin e Martinellit për të dërguar topin në rrjetë dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Arsenalit 1-0.
Në fillimin e pjesës së dytë, Evans i sapoaktivizuar si zëvendësues barazoi shifrat në 1-1 për skuadrën e Mansfield. Arsenali vonoi vetëm 16 minuta dhe shënoi sërish këtë radhë me Eze për të marrë kryesimin në 2-1 dhe ky rezultat mbeti i tillë deri në fund të 90 minutëshit me Arsenalin që preu biletën për të qenë mes 8 skuadrave më të mira të turneut historik anglez, FA Cup.
Top Channel