Në Angli kanë shpërthyer polemica të forta që po vazhdojnë të kenë jehonë në lidhje me verdiktin e dhënë nga sistemi Var në ndeshjen mes Tottenham dhe Crystal Palace të zhvilluar në mbrëmjen e së enjtes.

Një gol i Ismaila Sarr u anulua pas një kontrolli në sistemin VAR që zgjati për disa minuta duke shkaktuar protesta për natyrën e pozicionit jashtë loje.

Edhe pse arbitri anësor fillimisht nuk e ngriti flamurin, përsëritja e imazhit sesi balli dhe hunda e sulmuesit e kalonin linjën e mbrojtësit të Hotspurs, Micky van de Ven. Premier Leage Match Centre konfirmoi vendimin e Var përmes rrjeteve sociale duke theksuar se vendimi për pozicion jashtë loje ishte i drejtë teknikisht.

Ndërkaq, trajneri i Crystal Palace, Oliver Glasner, në konferencën për shtyp bëri shaka për episodin. ‘I thashë Ismaila Sarr se e ka hundën shumë të madhe-ishin fjalët e Glasner.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB