Lamtumirë Georg Koch! Ish portieri gjerman ndërron jetë në moshën 54 vjeçare
Tre ndeshje derbi në Londër dhe 3 humbje; Igor Tudor rrezikon shumë shpejt shkarkimin në pankinën e Tottenham që është vetëm 1 pikë para zonës së rënies nga kategoria në Premier League.
Edhe pse shkarkimi i kroatit nuk duket se është një çështje orësh, në Angli kanë filluar të qarkullojnë emrat e mundshëm që mund të zëvendësojë Tudor dhe në listë figuron edhe një trajner që ka qenë dikur pjesë e Juventusit, ashtu sikurse edhe kroati.
Thiago Motta te Tottenham? Nëse Tudor mori vendin e Thiago Mottës te Juventusi, në këtë rast trajneri italo-brazilian mund të zëvendësojë kroatin. Në listën e dëshirave të Tottenhamit janë 5 trajnerë dhe Motta nuk është ndër zgjedhjeve të para të klubit londinez që preferon më shumë emra të tillë si Dyche, Mason dhe Robbie Keane që e njohin më mirë kampionatin anglez. Këtyre emrave iu shtohet edhe Roberto De Zerbie që është i lirë pas eksperiencës me Marseille
Sa do të kursente Juventus? Nëse Tottenham shkarkon Tudor dhe zgjedh Thiago Mottan në vendin e tij, edhe Juventusi do të gëzojë. Italo-braziliani, në fakt është ende në kontratë me bardhezinjtë deri në 30 qershor 2027 me një pagë prej 5.5 milionë euro bruto së cilës i shtohen 2.5 milionë euro bruto për stafin teknik. Në total, Juventus do të kursente rreth 11 milionë euro bruto në rast se Thiago Motta dhe stafi i tij do të vendosin të zgjidhin kontratën me bardhezinjtë për të ndërmarrë një aventurë në Premier League.
Top Channel