Sulmuesi i Barcelona, Robert Lewandowski, ka folur për ndikimin e madh që ka pasur në karrierën e tij trajneri spanjoll Pep Guardiola.

Në një intervistë të gjatë për Sky Sports, sulmuesi polak tregoi se pikërisht nën drejtimin e Guardiolës filloi ta kuptonte futbollin në një mënyrë krejt tjetër. Lewandowski kujtoi periudhën kur u transferua te Bayerni në vitin 2014, kohë kur Guardiola ishte trajner i skuadrës bavareze. Sipas tij, tekniku katalanas kishte një mënyrë shumë të veçantë për ta parë futbollin, sidomos rolin e sulmuesit qendror.

“Me Guardiolën fillova ta kuptoja futbollin ndryshe. Ai më kërkoi të mendoja ndryshe në fushë dhe të mos bëja gjithmonë atë që pritet nga një sulmues”, u shpreh Lewandowski. Futbollisti 37-vjeçar kritikoi edhe mënyrën se si sot trajnohen të rinjtë në akademitë e futbollit. Sipas tij, shumë lojtarë po dalin shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin, pasi sistemi i formimit funksionon si një “fabrikë”.

“Sot futbolli mësohet si një proces ‘kopjo dhe ngjit’. Kjo nuk funksionon për një sulmues të madh. Ky është një rol i veçantë dhe duhet të mendosh ndryshe nga të tjerët”, theksoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB