Torino ringjallet dhe kthehet te fitorja në Serie A dhe këtë skuadra granata e arriti me Lazion të cilën e mundi me rezultatin 2-0 duke bërë edhe që D’Aversa të bëjë një debutim ëndrrash në pankinën torineze.

Në stadiumin Olimpik të Torinos, skuadra vendase zhbllokoi rezultatin në 1-0 me golin e Simeones që dërgoi në rrjetë një top të përplasur te rivalët. Të besuarit e Maurizio Sarrit e kishin të vështirë të canin mbrojtjen e Torinos dhe pjesa e parë nuk pati më për të treguar.

Në fillimin e pjesës së dytë, skuadra e trajnerit D’Aversa shënoi edhe golin e dytë pikërisht në minutën e 53 me Zapatën që më një gjuajtje me kokë dërgoi në rrjetë një top të marrë pas krosimit perfekt të Obrador duke çuar rezultatin në 2-0. Në 30 minutat e fundit, Lazio tentoi të gjallëronte lojën me hyrjen e Nuno Tavares, por nuk ia doli dot të ndryshojë fatin e sfidës që u mbyll me fitoren 2-0 të Torinos që shkon në 30 pikë, ndërsa Lazio mbetet me 34.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB