E rrallë / Kush luan në Bundesligë duhet të flasë gjermanisht, Bayern Munich publikon mësimin e gjuhës së Xabi Alosos dhe Alcantarës
Borussia Dortmund dhe Bayerni i Mynihut dhuruan një spektakël të jashtëzakonshëm në Klasiken e futbollit gjerman, por në fund ajo që doli e fituar ishte pikërisht skuadra bavareze. Në Signal Iduna Park të besuarit e Vincent Kompany e mbyllën këtë takim me rezultatin 3-2 në një sfidë argëtuese dhe shumë emocionuese për të gjithë admiruesit të futbollit.
Në pjesën e parë ishte Bayerni që e kërkoi më shpesh golin në fushën e lojës, por ajo që e gjeti atë ishte Borussia e Dortmundit që shënoi me Schlotterbeck në minutën e 26. Rezultati mbeti 1-0 për verdhezinjtë deri në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që në pjesën e dytë, loja ishte akoma më shumë spektakolare.
Në fillimin e këtij fraksioni, pikërisht në minutën e 54, Bayerni i Mynihut barazoi rezultatin me të zakonshmin Harry Kane që i çoi shifrat në 1-1, ndërsa në të 70 anglezi plotësoi dygolëshin e tij duke ekzekutuar saktë një 11 metërsh duke i dhënë mundësinë Bayernit të Mynihut të përmbysë rezultatin dhe të marrë kryesimin në 2-1. Historitë nuk u mbyllën këtu sepse Borussia Dortmund nuk kishte ndërmend të dorëzohej dhe në minutën e 83 Svensson barazoi shifrat në 2-2 duke ndezur sërish tifozët e pranishëm në Signal Iduna Park me Borussian Dortmund që tentoi të bëjë kundërpërmbysjen e saj, por të besuarit e Nico Kovac u ndëshkuan sërish nga kampionët në fuqi të Gjermanisë, që shënuan me Joshua Kimmich golin e fitores 3-2 duke bërë edhe një tjetër hap drejt titullit pasi diferenca mes Bayernit dhe Borussia Dortmund kur kanë mbetur edhe 10 javë nga fundi i kampionatit shkon në 11 pikë.
Top Channel