Olympique Marseille, rikthehet qetësia, De Zerbi dhe stafi i tij qëndrojnë të paktën deri në fund të sezonit
Niclas Füllkrug mund të mos jete përforcimi i vetëm në sulmin e Milanit në këtë sesion të merkatos. Kuqezinjtë në fakt pas një lëvizje të menjëhershme janë shumë pranë sigurimit të Jean Philippe Mateta, qendërsulmuesi i Crystal Palace.
Marrëveshja me klubin anglez për muajt e verës është arritur për 30 milionë euro plus bonuse, ndërkohë që akordi është gjetur edhe me vetë futbollistin për një pagë 3-3.5 milionë euro në vit plus bonuset.
Milan, Mateta që në janar? Por koha e ardhjes së futbollistit në Milano mund të afrohet dhe mund të gjendet një hapërisë që francezi të veshë fanelën kuqezi që në këto ditë të fundit të janarit nëse paguhen 5 milionë euro shtesë(që do të çonte shifrën totale në 35 milionë euro). Por duhen 2 kushtë që kjo lëvizje të ndodhë. Në radhë të parë Crystal Palace përpara se të lejojë sulmuesin e tij kryesor të largohet, duhet të gjejë zëvendësuesin e tij dhe kjo shpjegon ofertën prej 50 milionësh të bërë për Jorgen Strand Larsen të Wolverhampton
Nkunku dëshiron të qëndrojë. Por mbetet për t’u kuptuar situata e Cristopher Nkunku duke qenë se Milan do të donte të merrte menjëherë Mateta por duke liruar një vend në repartin e sulmit. Francezi pëlqehet nga Fenerbahçe, me skuadrën turke që është shumë pranë Lookman, por edhe nga Atletico Madrid e Roma, por rezulton se dëshira e Nkunku është të qëndrojë te Milani. Nëse klubi kuqezi do ta largojë Nkunku do të preferonte që ta çonte sulmuesin te një skuadër jashtë Italisë dhe jo te Roma që ka hasur në vështirësi për Carrascon dhe Sulemana.
Top Channel