Bodo/Glimt, klubi surprizë i Champions League, shkruan një kapitull tjetër në rrugëtimin e tij të jashtëzakonshëm në kompeticion, duke mundur Sporting 3-0 të mërkurën.

Norvegjezët në pjesën e parë tregoi se jo rastësisht ka arritur deri këtu dhe se në shtëpinë e saj është një pengesë shumë e madhe për t’u kaluar.

Në minutën e 32’ skuadra norvegjeze mori avantazhin me anë të një penalltie të shënuar nga Fet, ndërsa në minutat shtesë të këtij fraksioni Blomberg shënoi edhe golin e dytë me skuadrat që shkuan në pushimin e ndeshjes me avantazhin 2-0 të Bodo/Glimt.

Në minutën e 71’, ishte Hogh i cili shënoi dhe të tretin, duke iu afruar kështu çerekfinaleve të Championsit, si “Hirushja” e këtij sezoni.

REZULTATI:

Bodo/Glimt 3-0 Sporting Lisbon

 

Top Channel