Tragjedia e Noelia Castillo/ 25-vjeçarja spanjolle zgjedh eutanazinë pas përdhunimit dhe paralizës, rrëfimi i fundit dhe dhimbja familjare 26/03 08:13
Dy agjentët federalë të ICE-së të përfshirë në të shtënat që vranë infermierin Alex Pretti në SHBA janë pezulluar nga puna.
Të shtënat ndodhën të shtunën, më 24 janar, në Minneapolis, ndërsa një zyrtar i lartë i Departamentit të Sigurisë Kombëtare e konfirmoi lajmin për CNN.
Pretti, një infermier 37-vjeçar, ishte banori i dytë i Minneapolis që u qëllua dhe u vra nga zyrtarët federalë të imigracionit që nga mbërritja e tyre në shtet. E para, Renee Good, u vra nga një agjent i Imigracionit dhe Doganave të Zbatimit të Kufirit (ICE) më 7 janar.
Top Channel