E ardhmja e Luis Enrique, ‘Le Parisien’: Kanë nisur bisedimet për rinovimin
Shumë emra janë përmendur, por duke ngushtuar rrethin, del një objektiv i vetëm për sulmin e Juventusit; rikthimi në Torino i Kolo Muani. Luciano Spalletti e pëlqen futbollistin dhe Comolli ka përshpejtuar menjëherë tratativat për sulmuesin francez. Tashmë dihet që trajneri bardhezi është në kërkim të një qendërsulmuesi edhe pse David më në fund po hyn në logjikat spallettiane.
Me Vlahovic dhe Milik të dëmtuar dhe Opendan që nuk bind, një sulmues me peshë bëhet detyrim nëse klubi dëshiron të mbyllë sezonin në një nivel të lartë. Kolo Muani ka karakteristikat e duhura për t’u alternuar me David në qendër të repartit ofensiv apo për të qenë përkrah tij në rastet e ndeshjeve ndaj skuadrave shumë të mbyllura. Francezi e njeh ambientin dhe i ka kualitetet për t’u përfshirë në një kontekst që pak nga pak po iu jep formë principeve. Ai di të mbrojë topin dhe të nxjerrë përpara shokët e skuadrës, mund të mbajë duelet një për një në fushë të hapur dhe prania e tij ndihet në zonë sidomos me topat e lartë
Sipas asaj që publikohet te ‘Tuttosport’, Juventus po përfiton nga vështirësitë që po has futbollisti te Tottenham. Ditën e dielë ka pasur një kontakt të parë mes drejtuesve të Zonjës së Vjetër dhe përfaqësuesve të futbollistit nga ku u zbulua dëshira e Kolo Muani për t’u kthyer në vendin ku ai ndihej mirë dhe ku kishte lënë kujtime pozitive me 10 gola të shënuar në 6 muaj qëndrimi në Torino.
Tani Juventus do të rinisë bisedimet me Paris Saint Germain, që ka në pronësi kartonin e futbollistit, pasi nisi ato me Tottenham me këtë të fundit që ka konfirmuar synimin për të ndërprerë kontratën e huazimit në mënyrë që të lejojë futbollistin të transferohet diku tjetër. Vullneti i Kolo Muani bindi drejtuesit e Hotsourts që të shihnin këtë perspektivë. Ideja e Comollit është kjo; huazim dhe jo një blerje përfundimtare e kartonit të futbollistit. përsa i përket vlerës për blerjen e lojtarit në fund të huazimit duhet diskutuar me Paris Saint Germain, që ka të njëjtin pretendim si vitin e kaluar, një shifër totale prej rreth 60 milionë eurosh. Nëse parizienët do të ndryshojnë letrat në tryezë do të mund të nisë seriozisht tratativa edhe pse koha kalon shpejt.
Top Channel