Në pritje për të kuptuar se kur do të zhbllokohen tratativat për Perisic, koha fluturon dhe Interi duhet të përballet me sirenat që po bien për dy prej futbollistëve të krahut që ka në dispozicion. Njëri është titullar dhe të gjithë e shohin sesa po e ndjen mungesën e tij për shkak dëmtimi, trajneri Chivu dhe skuadra zikaltër; padyshim që bëhet fjalë për Denzel Dumfries. Futbollisti tjetër ështe zëvendësi i tij teorik, Luis Henrique që deri tani nuk ka bindur.

Interi do të dojë të mbajë holandezin, por nuk është një mister që ai është vënë në shënjestrën e dy prej klubeve më prestigjioze në botë, Barcelona dhe Manchester City. Pavarësisht ardhjes së Joao Cancelo, në Katalonjë janë gjithnjë e më shumë të bindur se Dumfries është elementi vendimtar për të mbuluar krahun e djathtë të mbrojtjes së Flick.

Po kështu edhe Guardiola e konsideron holandezin si lojtarin e duhur për të përforcuar një pjesë të fushës dhe ku deri tani nuk ka mundur të gjejë zëvendësuesin e duhur të Kyle ëalker

Ndërsa Luis Henrique nuk ishte në lartësinë e pritshmërive të Interit, aq sa Chivu në mungesë të Dumfries është detyruar të aktivizojë Diouf në një rol që nuk është i tij. Kështu që, zikaltrit janë gati të shesin përfundimisht Luis Henrique për të cilin ka ardhur një ofertë nga Bournemouth. Një ofertë kjo që Interi po e merr në konsideratë, ndryshe nga sa është thënë në orët e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB