Alessio Romagnoli mbetet te Lazio; po, jo, ndoshta…Situata rreth mbrojtësit është një rebus dhe duket se është kthyer në një çështje. Gjithçka nisi paraditen e së dielës në orën 11:30 kur Lazio doli me një komunikatë me anë të së cilës bënte të ditur bllokimin e transferimit të futbollistit te Al Sadd pasi futbollisti kishte përshëndetur edhe tifozët, shokët e skuadrës dhe trajnerin

Romagnoli dëshiron kalimin te Al Sadd. Dhe meqë ra fjala te trajneri, çelësin e ardhmes së futbollistit e ka pikërisht Maurizio Sarri, duke qenë se sipas lajmeve që vijnë nga Roma, futbollisti kërkon të flasë me të për t’i kërkuar që të lihet i lirë për t’u transferuar në Katar. E përditshmja ‘Il Messaggero’ kujton se në mars të 2024, Romagnoli kishte kërkuar që të ndalonte trajnerin të jepte dorëheqjen për të respektuar më pas vendimin e tij për të mos bërë prapakthehu. Tani ai do që trajneri toskan t’i kthejë nderin duke qenë se Romagnoli e konsideron të mbyllur eksperiencën e tij te Lazio dhe logjikisht është i tunduar nga kontrata 3-vjeçare me pagë 6 milionë euro e ofruar nga Al Sadd

Romagnoli, rihapet çështja e rinovimi? Është e vështirë të thuhet se si do të përfundojë kjo histori, kjo edhe sepse Romagnoli ka me Lazion një kontratë deri në 2027, gjë që do t’i imponohej lojtarit për t’u sjellë si profesionist dhe të kthehej edhe mentalisht në radhës e Lazios nëse Lotito nuk do të miratojë shitjen e tij. Por në anën tjetër, është gjithashtu e komplikuar të flitet sërish për rinovimin, pasi presidenti nuk i garantoi rinovimin me rritje të pagës. Është kjo një histori intriguese, e disata për Lazion, në këtë muaj, kur ka mbetur 1 javë nga mbyllja e merkatos

Top Channel

DIGITALB DIGITALB