Lazio ka prezantuar zyrtarisht mbërritjen e Daniel Maldinit.

Pasi ka arritur një marrëveshje me Atalantën në bazë të një klauzole prej 1 milion eurosh me një opsion blerjeje prej 14 milion eurosh, sulmuesi, djali i një futbollisti të famshëm, fluturoi sot për në Romë.

Lojtari i lindur në vitin 2001 do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore në orët e ardhshme. Ndërkohë, në Villa Mafalda, klinika kryesore e klubit Bardhekaltër, Edoardo Motta iu nënshtrua testeve të zakonshme.

Portieri, i cili mbërriti nga Reggiana për 1 milion euro, do të zëvendësojë Mandas, i cili është afër largimit nga klubi për të nënshkruar për Bournemouth.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB