Ju kujtohet Nani? Portugezi i rikthehet futbollit…pas 18 muajsh tërheqje
Pasi bëri prapakthehu me Alessio Romagnoli, presidenti i Lazios, Claudio Lotito kërkon të bëjë korrigjimet në merkato. Skuadra bardhekaltër është shumë pranë sigurimit të përforcimit të katërt në këtë sesion të merkatos dimërore dhe bëhet fjalë për Daniel Maldini.
Sipas asaj që publikohet në median italiane, klubi roman ka arritur marrëveshjen me Atalantën për të sjellë në kryeqytetin italian sulmuesin e ri dhe në orët në vazhdim do të formalizohet; djali i legjendës së Milanit dhe kombëtares italiane, Paolo Maldini, Daniel do të transferohet te Lazio në formën e huazimit për 1 milion euro, me të drejtë blerjeje(jo detyrim) për shifrën e 13 milionë eurove.
Daniel Maldini është ai xholi klasik i sulmit me Maurizio Sarrin që mund ta përdor si një ‘nëntsh fals’ , në garë me Dia, Noslin dhe Ratkov edhe pse një prej dy të parëve mund të ndërrojë ambient në javën e fundit të merkatos.
Top Channel