‘En-Nesyri për ne është një tratativë e mbyllur’-u shpreh Giorgio Chiellini përpara sfidës mes Juventusit dhe Napolit.

Fjalë këto që nuk lënë aspak vend për interpretime dhe të mendosh për bisedime të tjera të Juventusit për sulmuesin maroken, edhe pse Fenerbahçe do të bëjë një tentatitvë të fundit për të bindur futbollistin që të pranojë ofertën e bardhezinjve; huazim me 5 milione euro me të drejtë blerjeje prej 19 milionë eurosh plus 3 milionë euro të tjerë në formën e bonuseve.

Parashikohet një takim mes klubit turk dhe agjentit të tij për ta bërë En Nesyri  të ndryshojë mednje. Sido që të jetë futbollisti do të largohet nga Fenerbahçe. En Nesyri nuk është i bindur nga formula e transferimit të propozuar nga Juventusi e sidomos ai dëshiron të kthehet te Sevilla në Spanjë.

Duke parë këtë situatë, Juventusi mund të kthejë sytë nga objektivi i parë i merkatos, Jean-Philippe Mateta. Zonja e Vjetër i ktheu sytë nga En Nesyri, pikërisht për shkak të vështirësive për të arritur te sulmuesi i Crystal Palace; klubi londinez nuk dëshiron të privohet nga futbollisti vetëm nëse për të vjen ndonjë ofertë e vështirë për t’u refuzuar. Në këtë pikë drejtuesit e Juventusit mund të rrisin ofertën e tyre pas refuzimit të së parës, huazim 2.5 milionë euro me detyrim blerjeje 30.5 milionë euro por detyrimi i blerjes lidhjet me kualifikimin e bardhezinjve në Ligën e Kampioneve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB