E pabesueshme është ajo që po ndodh me Lazion dhe Alessio Romagnolin. Klubi bardhekaltër doli me një komunikatë për shtyp që bllokonte mbrojtësin italian i cili dukej i destinuar të shkonte drejt Al Sadd të Roberto Mancinit në Katar.

‘La S.S. Lazio bën të ditur se Alessio Romagnoli nuk ka qenë kurrë në merkato dhe komunikon se mbrojtësi do të mbetet një futbollist bardhekaltër. Pavarësisht kërkesave të  bëra në javët e fundit për të, vullneti i klubit është që të mbajë futbollistin të cilin e konsideron si një element në qendër të projektit në aspektin teknik, human dhe për lidershipin e tij brenda grupit’-lexohet në komunikatën e klubit roman.

Është kjo një komunikatë që vjen një ditë pas përshëndetjes që Romagnoli bëri me tifozët pas ndeshjes me Leccen, ndërkohë që Al Sadd i kishte ofruar Lazios 7.5 milionë euro plus 1 milion euro si bonus, ndërsa vetë futbollistit i ofroi një kontratë 3 vjeçare me një pagë prej 6 milionë euro në sezon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB