Khephren Thuram, rrëfim në 360°: E dua Juventusin, kurrë te Inter. Dhe nuk do ta doja vëllain tim në Torino
Prioritet është fusha e lojës, një Roma-Milan që mund të riktheje diferencën e kuqezinjve prej 3 pikësh me Interin dhe të mbajë gjallë shpresat për titullin. Por te Milani, çështja e merkatos mbetet ende shumë e hapur edhe pse në javët e fundit nuk ka pasur lëvizje konktrete. Drejtuesit e klubit milanez punojnë në heshtje dhe presin mundësinë e duhur për të kënaqur Massimiliano Allegri, me këtë të fundit që ka dhënë miratimin e tij për një profil të ri për mbrojtjen.
Bëhet fjalë për Radu Dragusin, mbrojtësin 23 vjeçar të Tottenham. Në ditët e fundit u fol shumë për një interesim të Romës për të, por duket se klubi verdhekuq është tërhequr si për shkak të formulës së kërkuar nga anglezet, ashtu edhe për përmirësimin e Ghilardit në repartin e prapavijës. Kështu, në këtë pikë hapet pista Milan për rumunin, me një trajner si Allegri që e vlerëson futbollistin që nga koha kur ai ishte me ekipet e të rinjve të Juventusit.
Dragusin pëlqehet dhe këto ditë të fundit të merkatos mund të rezervojnë surpriza edhe për një hapje të Hotspurs ndaj formulave të ndryshme të transferimit të futbollistit. Por në këtë çështje ka një kusht të qartë; drita jeshile për përforcimin në mbrojtje do të jepet vetëm në rast largimi të Loftus-Cheek, me mesfushorin që është në shënjestrën e Aston Villas që mund ta kthejë futbollistin në Angli, 3 vjet pas largimit të tij nga Chelsea.
Top Channel