Për disa vite, AC Milan ka qenë në kërkim të një sulmuesi të aftë për të shënuar gola.

Pasi eksploruan disa opsione dhe profile që nuk po arrijnë të përmbushin pritshmëritë, kuqezinjtë nuk e kanë humbur shpresën dhe janë ende të vendosur të gjejnë lojtarin e duhur. Sipas burimeve ntë mediave angleze Milan-i prej kohësh është nën vëzhgim të sulmuesit të Crystal Palace, Jean-Philippe Matetas.

Ai po bën një paraqitje shumë të mirë në Premier League me Crystal Palace dhe i cili së fundmi është grumbulluar edhe nga kombëtarja franceze, sulmuesi 28-vjeçar e ka çuar lojën e tij në një nivel tjetër në muajt e fundit. Sipas burimeve tona, Milan bëri një ofertë për lojtarin të premten dhe kjo ofertë u refuzua nga Palace. Nga ana e tij, lojtari kishte rënë dakord me klubin italian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB