Interi do të luajë kualifikimin direkt për në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve të mërkurën e ardhshme në ndeshjen e fundit me Borussia Dortmund në Signal Iduna Park. Por për momentin zikaltrit duhet të lënë mënjanë këto mendime dhe të përqendrohen në kampionat teksa këtë të premte do të luajnë ndeshjen me Pisa.

Gara për titull është më e hapur se kurrë dhe nuk ka kohë për të bërë llogari si për Champions League si për Serie A dhe kalendari i ngjeshur nuk iu jep mundësinë skuadrave të impenjuara në disa fronte që të marrin fryme. Një situatë që komplikon krahun e djathtë te Interi që në rastin më të mirë do të duhet të presë edhe pak më shumë se 1 muaj për të parë sërish Dumfries në fushën e lojës, ndërkohë që Luis Henrique ende nuk po bind me paraqitjet e tij.

Inter kërkon një përforcim në janar. Kështu vazhdontë rezistojë ideja për të ndërhyrë në merkaton e transferimeve që do të mbyllet në 2 shkurt; Gjatë këtyre 10 ditëve, Cristian Chivu pret që të ketë një përforcim, që sipas trajnerit rumun duhet të jetë gati për të luajtur te një skuadër si Interi. Në këtë moment është e kotë që të besohet tek të rinjtë, mbi të cilët duhet punuar apo për lojtarë që duhet të ambientohen duke qenë se nuk ka kohë për të marrë frymë dhe mes shkurtit e marsit do të kthehet Dumfries. Një ndërthurje e nevojës, asaj teknike dhe asaj ekonomike e vlerësuar nga klubi që mund edhe të mos sjellë gjë në fund të merkatos.

Inter, përditësimet mbi Perisic. Por mbetet edhe një variabël i rëndësishëm, quhetr Ivan Perisic. Kroati është gati të kthehet me kënaqësi në Milano, por PSV Eindhoven nuk dëshiron ta lejojë të largohet në mesin e sezonit. Por ekziston një hipotezë që mund të zbusë holandezët; nëse ata eliminohen në Champions League ata do të merrnin në konsideratë shitjen e një futbollisti që për më tepër në shkurt do të festojë 37 vjetorin e lindjes. Dhe kush më mirë se Perisic që ka luajtur 254 ndeshje me fanelën zikaltër do të kënaqej me një kontratë 6 mujore  me opsion rinovimin e saj dhe me një pagë jo të ekzagjeruar? Këtë e di edhe Chivu që pret dhe shpreson.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB