Arsenal vazhdon të jetë perfekt, i imponohet dhe Interit në Champions League
Beppe Marotta mbyll sesionin e merkatos së janarit për Interin. Presidenti i klubit zikaltër, pak minuta para fillimit të ndeshjes me Arsenalin foli për median italiane duke hedhur poshtë çdo mundësi lëvizjeje të skuadrës milaneze në këtë sesion të merkatos së transferimeve
‘Është një treg i varfër, pa opsione që mund të sjellin rritjen e nivelit të skuadrës sonë-tha Beppe Marotta-sondazhet e Ausilio dhe Baccin duhet të jenë konstante, por tani nuk ka asnjë mundësi që të mund të na përmirësojë. Pastaj, Dumfries po rikuperohet dhe do të jetë në skuadër sa më shpejtë të jetë e mundur’.
Marotta më pas foli edhe për tratativat për Jakimovic.
‘Kolegët e mi kanë bërë një sondazh dhe shpresoj që të arrihet në një përfundim-shtoi Marotta-Do të isha i lumtur nëse ky djalosh shumë interesant t’i bashkohet organikës sonë, flas edhe për Under 23. Dinamo është një klub plot me futbollistë të rinj; jemi të kënaqur edhe me Sucic, pastaj është presidenti i klubit ai që ka të drejtë të pranojë ofertën më të mirë’.
Top Channel