Tifozi i Juventusit krijon kaos në avion; bën të dalin maskat e emergjencës dhe oksigjen gjatë fluturimit
Pritet vetëm zyrtarizimi, por Marc Andre Ter Stegen do të mbyllë sezonin 2025/26 te skuadra e Gironës ku ai do të kalojë në formë huazimi. Sipas të përditshmes ‘The Athletic’, për të lejuar kalimin e portierit gjerman te klubi tjetër katalanas, Barcelona vendoi një kusht, që Ter Stegen të mos jetë në formacion në 15 shkurt kur Girona do të përballet me skuadrën blaugrana një kusht që në Spanjë njihet ndryshe edhe si ‘klauzola e frikës’.
Girona, që është nën kontrollin e City Group, mund ta anulojë këtë klauzolë duke paguar një kompensim të konsiderueshëm, por nuk pritet që ky klub ta ndërmarrë një lëvizje të tillë. Barcelona do të marrë përsipër të paguajë 90% të pagës së 33 vjeçarit i cili me kalimin te Girona do të ketë mundësi të fitojë minuta të rëndësishme aktivizimi në mënyrë që të jetë pjesë e përfaqësueses gjermane në Botërorin e këtij viti.
Te Barcelona ai nuk do të ishte më titullar, teksa tani klubi blaugrana ka si portier kryesor Joan Garcia. Përvec ndeshjes me Guadalajara në Kupën e Mbretit, Ter Stegen nuk është kthyer të mbrojë më portën e skuadrës katalanse dhe si në finalen e Superkupës ashtu edhe në sfidën me Racing Santander në Kupë mes shtyllave ishte pikërisht Joan Garcia.
Një tjetër faktor që ndikoi në kalimin e Ter Stegen te Barcelona është fakti që Girona është shumë pranë kryeqendrës së Katalonjës që i jep mundësinë gjermanit të mos e ndryshojë shumë rutinën e jetës së përditshme dhe të vazhdojë të jetë pranë familjes. Ndërkaq, mësohet se Ter Stegen nuk ka udhëtuar me Barcelonën në drejtim të Pragës për ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Slavian. Ditën e hënë ai u përshëndet me pjesën tjetër të skuadrës edhe pse duhet kujtuar se ai ka një kontratë me Barcelonën deri në 2028.
Top Channel