Këtë të hënë në Spanjë është hedhur shorti i çerekfinaleve të Kupës së Mbretit me skuadrat e kualifikuara që kanë mësuar fatin e tyre. Me Realin e Madridit të eliminuar, Barcelona është padyshim favoritja kryesore bashkë me Atletico Madrid për të fituar këtë trofe.

Skuadra katalanase do të ketë si kundërshtare në këtë fazë të kompeticioni ‘ekzekutuesen’ e Realit të Madridit, skuadrën e Albacetes, një sfidë të cilën katalanasit nuk duhet ta marrin aspak si të mirëqenë duke parë se çfarë i ndodhi skuadrës së Los Blancos.

Kjo është hera e parë që Barcelona dhe Albacete do të përballen mes tyre në Kupën e Mbretit, ndërkohë që në kampionat këto dy skuadra nuk luajnë kundër njëra-tjetrës që nga 1 maji i 2005 kur Messi shënoi golin e tij të parë me fanelën blaugrana. Deri në 2021, numri i golave të argjentinasit me Barcelonën arriti në 672. Në total Barcelona dhe Albacete në të gjithë historinë e La Liga kanë zhvilluar 14 takime mes tyre me bilanc; 1 fitore për Albacete, 4 barazime dhe 9 fitore për Barcelonën

Kështu pasi nxori jashtë loje Realin e Madridit, Albacete do të kërkojë të bëjë një tjetër mrekulli edhe ndaj Barcelonës. Suksesi ndaj Los Blancos rezultoi një katalizator për Albaceten që të dielën fitoi edhe në kampionat, ndaj Cadiz me rezultatin 1-0 duke u ngjitur në vendin e 14 në Divizionin e Dytë me 27 pikë, 4 më shumë se zona e rënies nga kategoria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB