Screenshot

Sfida e javës së 20-të në Kategorinë Superiore mes Vorës dhe Tiranës është mbyllur pa fitues.

Përballja në stadiumin e Vorës përfundoi 1-1, me të gjitha emocionet e grumbulluara në pjesën e dytë.

Tirana arriti të kalojë e para në avantazh falë golit të Ndong, i cili shënoi në minutën e 50-të dhe vuri bardheblutë në rrugën e duhur. Por ndryshimet e bëra nga pankina e Vorës sollën efekt.

Adeloje, i aktivizuar në pjesën e dytë, ndëshkoi miqtë duke rikthyer baraspeshën në minutën e 80-të.

Skuadra e Nuhijut mund të kishte marrë më shumë nga kjo ndeshje, por fati nuk ishte në anën e saj. Në dy minuta para fundit të kohës së rregullt, Tirana u ndal nga shtylla dhe traversa, duke humbur mundësi të artë për tre pikë.

Pas këtij rezultati, bardheblutë mbeten në një pozitë delikate – tashmë katër pikë larg zonës së “play out”. Ndërkohë, Vora dhe Partizani, që gjenden në zonën e sigurisë, janë nëntë pikë përpara ekipit kryeqytetas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB