Kategoria Superiore/Vllaznia ëndërron titullin kampion, Bashkia Shkodër premton shpërblimin e majmë
Ndërsa pjesëmarrja e skuadrës kombëtare iraniane të meshkujve në Botërorin e këtij viti është në pikëpyetje, skuadra përfaqësuese e Iranit në futbollin e vajzave refuzoi të këndojë himnin përpara ndeshjes së hapjes së Kupës së Azisë në Australi.
Sipas të përditshmes britanike ‘The Guardian’, të gjithë në skuadër mbetën në heshtje, me trupin drejt në momentin e ekzekutiminin e himnit përpara fillimit të sfidës me Korenë e Jugut e vlefshme për Grupin A të kompeticionit, një sfidë që u fitua nga vajzat koreanojugore 3-0. Trajnerja e Iranit, Marziyeh Jafari dhe futbollistet e saj refuzuan të bëjnë komente për luftën dhe vdekjen e ajatollahut Ali Khamenei
Skuadra iraniane arriti në Australi pak ditë përpara nisjes së sulmeve ajrore në Lindjen e Mesme. Këtë të enjtë, ajo do të përballet me Australinë, ndërsa të dielën me Filipinet. Futbollistet australiane nuk ngurruan të thurnin elozhe për koleget e tyre iraniane. ‘Zemra jonë është me to dhe familjet e tyre-tha mesfushorja Amy Sayer-është një situatë shumë e vështirë dhe është me të vërtetë kurajoze nga ana e tyre që erdhën këtu. Gjëja më e mirë që mund të bëjmë për të dhënë kontributin tonë, është t’iu ofrojmë ndeshjen më të mirë të mundshme të futbollit dhe të shfaqim respektin ndaj tyre në fushë. Shpresojmë që situata të përmirësoet dhe ato të vazhdojnë të qëndrojnë të sigurta në Australi’.
Top Channel