41 vjeç dhe bën historinë, goli që theu çdo tabu në Botëror dhe rruga drejt 1000 golave!
Pas Vllaznisë, ishte Elbasani skuadra që preu biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Skuadra e Gvozdenovic eliminoi në çerekfinale Partizanin duke e mundur në Arenën e Demave me rezultatin 3-1 duke përmbysur në këtë mënyrë humbjen e sfidës së parë 1-0.
Ishte një ndeshje që shkoi me kohë shtesë pasi 90 minutëshi i kohës së rregullt u mbyll me fitoren 2-1 të skuadrës verdheblu. Elbasani mori avantazhin në këtë ndeshje në minutën e 25 me golin e Lajthias, por 14 minuta më vonë Të Kuqtë barazuan shifrat në 1-1 me golin e Contreras.
Këtu situata ishte në favor të Partizanit, por në minutën e 49 të besuarit e Kërnajës u ndëshkuan sërish pasi Lajthia shënoi edhe golin e dytë për Elbasanin që e çoi rezultatin 2-1 që mbeti i tillë deri në fundin e kohës së rregullt me skuadrat që iu drejtuan kohës shtesë.
U duk se edhe 30 minutat në vijim do të mbylleshin 2-1, por në minutën e 120 Elbasani shënoi sërish këtë radhë me Ze Gomes që ekzekutoi saktë një penallti të akorduar nga sistemi VAR për të besuarit e Gvozdenovic me Elbasanin që e mbylli ndeshjen 3-1 duke u kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Top Channel