Zbulimi i ‘Le Monde’: Paga e Gianni Infantinos është katërfishuar që nga 2016, edhe Platini sulmon: I pëlqejnë personat e pasur dhe me pushtet

17/01/2026 13:31

Të ardhurat e presidentit të FIFA, Gianni Infantino janë rritur ndjeshëm që nga emërimi i tij në krye të organizmit më të lartë të futbollit botëror në 2016. Kjo është ajo që thekson e përditshmja franceze ‘Le Monde’ që ka siguruar dokumenta që zbulon gjithçka në lidhje me pagën e Infantinos.

Sipas kësaj të përditshmeje paga e Gianni Infantinos gjatë kësaj dekade është katërfishuar me zviceranin që në 2024 rezultoi me një pagë prej 5 milionë eurosh, ndërkohë që përpara 10 vitesh paga e tij ishte 1.28 milionë euro

Ndërkaq për kreun aktual të qeverisë së futbollit botëror vijnë edhe sulme të ashpra nga ish presidenti i UEFA, Michel Platini që do të vinte kandidaturën për president të FIFA përpara se të shpërthente skandali ‘FIFAgate’ në 2015. Legjenda e futbollit francez nuk u kursye aspak teksa tha se Infantinos i pëlqejnë të pasurit dhe personat me pushtet.

‘Ishte një numër 2 i mirë, por si numër 1, jo-tha Platini për të përditshmen britanike ’The Guardian’-te UEFA bëri një punë të shkëlqyer, por ka një problem; i pëlqejnë përsonat e pasur dhe me pushtet, ata që kanë paranë. është pjesë e natyrës së tij. Kështu ishte edhe kur ishte numri 2, por nuk ishte shefi në atë moment. Për fat të keq, që pas pandemisë, Infantino është bërë autokratik. ka më pak demokraci se në epokën e Blatter. Mund të thoni çfarë të doni për Blatter, por problemi kryesor i tij ishte se donte të qëndronte përjetë te FIFA. Ishte një person i mirë për futbollin’

Michel Platini pas shpërthimit të ‘FIFAgate’ u dënua nga Komisioni i Etikës së FIFA me 8 vjet pezullim nga aktivitetet, një dënim që u ul në 6 vjet në një moment të parë dhe më pas në 4 vjet nga CAS. ‘Isha i destinuar të isha president i FIFA-tha Platini-gjithçka ndodhi sepse nuk e deshën këtë. Pezullimi ishte një padrejtësi e rëndë dhe në fund rezultoi një dënim politik, një grup personash vendosën të më largonin’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB