Shqipëria mes 75 vendeve që SHBA pezulloi vizat, Rakipllari në Top Story: Nuk është goditje penalizuese, por është hera e parë…

15/01/2026 21:24

Në studion e Top Story u shtri diskutimi sesa ndikon vendimi i SHBA-së për pezullimin e vizave të emigracionit me Shqipërinë, për marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Për drejtorin e Informacionit në Top Channel, Robert Rakipllarin, ky vendim nuk është goditje penalizuese për Shqipërinë, megjithëse është hera e parë që vendi ynë futet në listë të tillë me vende të botës së tretë.

“Është një vendim jo në favor të Shqipërisë. Ishte shokues në kur u pa që Shqipëria përfshihej në listën me vende të botës së tretë. Listë që nuk e kemi parë shpesh Shqipërinë pjesë të atyre. Duke parë sot reagimet dhe informacionet për këtë vendim të administratës Trump. Jemi në logjikën e një vendimi të politikave globale të presidentit Trump kundër emigracionit. I konsideron si instrument pushteti politikat anti-emigracionit.

Para një jave, Trump publikoi listën me vendet nga të cilat emigrantët merrnin ndihma sociale. Deri tani janë pezulluar vetëm ato lloj vizash që kërkohet emigrim, jo pjesa për lëvizjet turistike, studentore etj. Nuk është një goditje penalizuese për Shqipërinë, por Shqipëria nuk është hequr nga kjo listë. Aty janë vetëm tre vende në NATO, Shqipëria, Mali t zi dhe Maqedonia e Veriut. Është hera e parë që Amerika nuk na heq nga kjo listë”-u shpreh Rakipllari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB