Serie A ka qenë dëshmitare e disa largimeve të rëndësishme në merkaton e janarit, sidomos në drejtim të Premier League. Shembulli më i fundit është transferimi i Castellanos tek West Ham përpara pak ditësh.

E përditshmja ‘La Gazzetta Dello Sport’ ka bërë një klasifikim me 10 transferimet në dalje që kanë sjellë më shumë të ardhura për klubet italiane

10, Emerson

Në janar të 2018, Roma humbi një element të rëndësishëm të formacionit bazë; Emerson u largua nga verdhekuqte dhe u transferua te Chelsea me klubin londinez që pagoi 20 milionë euro duke e bërë mbrojtësin më të shtrenjtë të atij sesioni merkatoje pas Laporte dhe Van Dijk

9, Hamsik

Napoli, në janar të 2019 humbi një pjesë të historisë së epokës së De Laurentiis; Marek Hamsil i cili la skuadrën napoletane për të nisur një kapitull të ri të karrierës së tij. Mesfushori sllovak pranoi transferimin në Kinë te Dalian Pro me Napolin që përfitoi 20 milionë euro. Largimi i Hamsik shënjoi edhe fundin e një epoke, sepse pas Lavezzi dhe Cavanit, ishte pikërisht sllovaku që e la Napolin madje si futbollisti me më shumë ndeshje dhe gola në historinë e klubit në atë moment

8, Pellegri

Karriera e Pellegrit dukej se ishte ajo e një të paracaktuari, pas ndeshjeve të para të luajtura me Genoan, por fati i keq nuk kishte ndërmend të braktiste. Në fillim të 2018 të gjitha klubet ishin vënë në gjurmët e tij, në fund ajo që fitoi ishte Monaco që e bleu për 21 milionë euro. Por aventura e tij në Francë rezultoi një dështim për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme. Tani kërkon rikthimin me Empolin në Serie B

7, Diallo

Atalanta është një prej skuadrave më të mira në Evropë për përsa i përket përfitimeve të siguruara nga shitjet e futbollistëve duke regjistruar shpesh plusvalenca. Amad Diallo është një prej shitjeve më të mira të bëra nga skuadra bergamaske teksa e transferoi futbollistin te Manchester United në janarin e vitit 2021 për 21.30 milionë euro. Vlera e tij sot është rritur  më shumë pas një paraqitje shumë të mirë në Kupën e Afrikës

 6, Piatek

I vetmi futbollist që hyn mes blerjeve më të kushtueshme dhe shitjeve më shtrenjta në Serie A në muajin janar është Piatek. Sulmuesi polak u ble nga Milani për 35 milionë euro por pas një fillimi shpërthyes, niveli i paraqitjeve të tij ra ndjeshëm. Klubi kuqezi gjithsesi arriti të marrë 24 milionë euro nga shitja e tij te Hertha Berlin në merkaton e janarit të 2020. Aktualisht, Piatek është pjesë e Al-Duahil në Qatar.

5, Elmas

Një tjetër shitje e rëndësishme e Napolit jashtë Italisë në merkaton e janarit ishte ajo e Elmas te Leipzig. Talenti maqedonas nuk ia doli të shfaqë më të mirën e potencialit të tij me fanelën e Napolit, por De Laurentoiis ia doli të arkëtojë 24 milionë euro në janarin e vitit të kaluar për të përforcuar skuadrën me Ngonge, Mazzocchi e Traore. Në sesionin e fundt të merkatos së verës, Elmas u kthye te Napoli pas 1 viti e gjysmë.

4, Dragusin

Në vitet e fundit, tifozët e Genoas iu kanë thënë lamtumirë disa futbollistëve të rëndësishëm, të cilët klubi nuk i zëvendësoi sic duhej. Një prej tyre ishte padyshim Dragusin, paraqitjet e të cilit shtynë Tottenhamin të paguajnë 24 milionë euro për të në merkaton e janarit të 2024

3, Kiëior

Arkat e Spezias u pasuruan si kurrë ndonjëherë në merkaton e janarit të 2023. Shitja e Kiëior te Arsenali për 25 milionë euro, edhe sot e kësaj ditë, është shitja më e shtrenjtë në historinë e klubit dhe hyn në podiumin e këtij klasifikimi të vecantë. Transferimi i mbrojtësit polak i dha mundësinë drejtuesve të Spezias të investojnë futbollistë për të siguruar qëndrimin në Serie A, por pa sukses.

2, Castellanos

Transferimi i papritur i Castellanos në fillimin e merkatos së janarit të këtij viti në drejtim të West Ham ishte një rrufe në qiell të hapur. Lazio përfitoi 30 milionë euro nga shitja e tij, e dyta më e shtrenjtë në të gjithë historinë e Serie A në klubet jashtë Italisë. Dhe Castellanos e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në tokën angleze teksa shënoi për skuadrën e Ëest Ham golin e kualifikimit për në raundin pasardhës të FA Cup

1, Cuadrado

Transferimet e fundit të Cuadrados kanë qenë gjithnjë me parametra zero, por në të kaluarën Chelsea vendosi të investojë shifra të rëndësishme për të. Në janar të 2015, rendimenti i kolumbianit i solli 31 milionë euro Fiorentinës dhe është edhe aktualisht transferimi më i shtrenjtë për një klub italian në skuadra jashtë Italisë. Por Cuadrado nuk i realizoi pritshmëritë e Bluve që e shitën pas vetëm 6 muajsh. Në këtë sezon, Cuadrado do të tentojë të ndihmojë Pisan për të siguruar qëndrimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB