Bayerni i Mynihut nuk fal në Bundesligën gjermane dhe bën një tjetër hap drejt titullit të radhës kampion. Në ndeshjen e javës së 28, skuadra bavareze iu imponua Freiburgut në fushën e këtij të fundit duke e mundur me rezultatin 3-2.

Ishte kjo një fitore e arritur me përmbysje në rezultat dhe historitë e saj u shkruan në pjesën e dytë pasi 45 minutat e para u mbyllën 0-0. Freiburg mori avantazhin e dyfishtë teksa në minutën e 46 dhe të 71 arriti të shënojë respektiuvitsht me Manzabi dhe Hoeler. Me rezultatin 2-0 në favor, u duk se Freiburg e kishte gjunjëzuar Bayernin, por ky i fundit reagoi dhe në fazat e fundit të ndeshjes përmbysi gjithçka.

Tom Bischof në minutën e 81 dhe të 92 barazoi shifrat në 2-2, ndërkohë që heroi për skuadrën e Vincent Kompany u bë Lennart Karl që shënoi golin e fitores 3-2 për Bayernin që shkon në kuotën e 73 pikëve. Në ndeshjet e tjera, Bayer Leverkusen shkatërroi Wolfsburg 6-3, Hamburg barazoi me Augsburg 1-1, Hoffenheim humbi në shtëpi ndaj Mainz 1-2, kurse Borussia Moenchengladbach-Heidenheim përfundoi 2-2. Fitore në transfertë arriti edhe Leipzig që mundi Werder Bremen 1-2

Top Channel