“Çfarë lidhje ka Rama me pezullimin e vizave?”/ Debat mes Dudushit dhe Balliut, deputeti i PD: Unë po them fakte, ç’punë kemi ne me Taxhikistanin

15/01/2026 21:38

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën mes 75 vendeve për të cilat janë pezulluar vizat e emigracionit. Ambasada Amerikane në Tiranë sqaroi edhe se çfarë sjell ky vendim nga 21 janarin për Shqipërinë.

Ambasada thekson se qytetarët e vendeve të prekura mund të vazhdojnë dorëzimin e për vizë dhe të marrin pjesë në intervista, dhe Departamenti do të vazhdojë të caktojë takime për aplikantët.

Shtetasit me dyshtetësi që aplikojnë me një pasaportë të vlefshme të një vendi që nuk është i listuar më sipër janë të përjashtuar nga ky pezullim.

Sa i përket kësaj teme, deputeti i PD-së, Klevis Balliu, pati një “përplasje” me gazetarin Alban Dudushi në Top Story.

Deputeti demokrat shprehet se ky vendim i DASH vjen si pasojë e qeverisë Rama, gjë e cila u kundërshtua nga gazetari.

Pjesë nga debati-

Dudushi: Çfarë lidhje ka kjo me Edi Ramën?

Balliu: Edi Rama ka lidhje sepse linja zyrtare e DASH është një luftë me zero tolerancë ndaj narko-shtetit.

Dudushi: E çfarë lidhje ka kjo?

Balliu: Venezuela thotë që ka probleme me kartelet shqiptare?

Dudshi: Këta që shkojnë atje, përveç se i marrin lekët amerikanëve, i drogojnë ata atje?

Balliu: Këto që them unë janë fakte. Ato që the ti s’janë fakte.

Dudushi: Po çfarë lidhje ka qeveria këtu?

Balliu: Po dhe me përmbytjet s’ka. Për luftën kundër korrupsionit s’ka. Për heqjen e vizave s’ka…

Dudushi: Me pezullimin e vizave s’ka. Asnjë nga këto që rreshtove ti s’ka lidhje me pezullimin e vizave të emigracionit.

Balliu: Ç’punë kemi ne me Taxhikistanin? I vetmi që na ka çuar në Taxhikistan është Edi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB