“Pse nuk dorëzon stafetën doktor”/ Berisha i përgjigjet demokratit në Lezhë: Nuk kam ndërmend të lë as djalin, as vajzën

13/01/2026 19:02

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me demokratët e Lezhës, njëri prej të cilëve “guxoi” dhe e pyeti se “përse nuk dorëzon stafetën”.

“Doktor, kaq e vështirë është të dorëzosh stafetën?”, ishte pyetja e demokratit, për të cilin Berisha e pati një përgjigje.

Ai tha se pasardhësi i tij nuk do jetë kurrë djali apo vajza, por lideri i Partisë Demokratike do të zgjidhet nga vetë demokratët.

“Të vetmen gjë që s’mund ta bëj kurrë, pasardhësin. Jo, jo. Nuk kam ndërmend të lë pasardhës as djalit as vajzës, do zgjidhni ju atë që besoni më shumë”-u shpreh Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB