Barcelona përgatitet për derbin, Yamal i pranishëm në stërvitjen e fundit të skuadrës
Merkatoja e transferimeve të Romës po bëhet gjithnjë e më shumë e gjallë. Nëse nga njëra anë, Joshua Zirkzee dhe Giacomo Raspadori janë dy objektivat kryesore të verdhekuqve, në anën tjetër Roma po përshkon edhe pista të tjera.
Që Gasperini ka nevojë për përforcime në repartin e avancuar nuk është një mister. Përveç qendërsulmuesve, Massara do të përpiqet t’i dhurojë trajnerit verdhekuq edhe ndonjë sulmues krahu. Në orët e fundit, Drejtori Sportiv i Romës duket se ka shtuar në listën e tij edhe emrin e Federico Chiesa, i lodhur tashmë duke qëndruar në stol te Liverpool dhe që ka dëshirë të provojë një eksperiencë të re për të rigjallëruar karrierën e tij.
Sipas të përditshmes ‘Corriere Dello Sport’, kjo nuk është hera e parë që emri i Chiesës lidhet me atë të Romës; sulmuesi 28 vjecar ka qenë objektiv i merkatos së klubit verdhekuq edhe në verën e vitit 2024, kur në stol ishte akoma Daniele De Rossi, por në fund ai zgjodhi Liverpoolin. Edhe përpara pak muajsh duket se ka pasur kontante mes palëve si me Massarën ashtu edhe me Gasperini dhe nuk përjashtohet mundësia që kjo pistë të nxehet në ditët e ardhshme.
Në orët e fundit është folur shumë për Chiesa duke qenë se edhe Juventus po mendon për një kthim të tij në Torino. Sulmuesi i Liverpool mund të vijë në Itali në formë huazimi deri në fund të sezonit, duke i shtyrë të gjitha diskutimet për në merkaton e verës. Pra, për momentin, Roma dhe Juventusi duket se janë dy pretendentet kryesore për të siguruar shërbimin e Chiesa me Gasperinin dhe Spallettin që do të mirëprisnin në skuadrat e tyre respektive një prej simboleve te triumfit të Italisë në Euro 2020. Dhe meqë ra fjala te kombëtarja italiane, Chiesa dëshiron të kthehet edhe te Të Kaltrit dhe këto dy opsione mund të jenë një asist për të.
Top Channel