Nuk ka fitues në sfidën mes Sunderlandit të Granit Xhakës dhe Manchester City. Në ‘Stadium of Light’, kjo sfidë përfundoi me barazimin 0-0 me skuadrën e Pep Guardiolës që e pati të pamundur të mposhte skuadrën vendase që arriti të frenojë Citizens.

Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje u mbyll me rezultatin 0-0 me të dyja skuadrat që i patën shanset e tyre për shënim por pa mundur t’i shfrytëzojnë ato. Rasti më flagrant i 45 minutave të para u regjistrua që në minutën e 5 kur Bernardo Silva shënoi për Manchester City por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Kështu që skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me barazimin pa gola. 

Pjesa e dytë nisi me një zëvendësim për Manchester City teksa në fushën e lojës u rikthye Rodri që mori vendin e Nico Gonzales. Ishte Sunderland që u shfaq më i rrezikshëmn në momentet e para të kësaj pjese, por Donnarumma në dy raste bëri ndërhyrje mjaft të mira duke mbajtur të paprekur portën e tij.

Në krahun tjetër Gvardiol iu afrua golit për Manchester City, por që u ndal nga portieri i Sunderland. Kroati pati një tjetër shans të shkëlqyer, por pa sukses pasi topi rroku shtyllën edhe ose dukej se gardiani i Sunderland dukej sikur e kishte situatën në kontroll. në minutat në vijim u pa një dominim në fushë i Manchester City, ndërsa Sunderland kërkonte më shumë kundërsulmet. gjithsesi në fund kjo ndeshje nuk pati as gola e as fitues me skuadrat që morën nga 1 pikë secila, me Manchester City që sheh që Arsenal t’i shkëputet në 4 pikë, ndërsa Sunderland shkon në 29 pikë

Top Channel