Viti 2025 i Harry Kane ka qenë i jashtëzakonshëm dhe zë një vend të rëndësishëm në historinë e kohëve të fundit të Bundesligës gjermane. Sulmuesi i Bayernit të Mynihut, në ndeshjen me Heidenheim arriti në kuotën e 100 golave dhe asisteve teksa shënoi golin që vulosi fitoren 4-0 të bavarezëve, një shifër që tregon impaktin e sulmuesit anglez në skuadër që nga momenti i transferimit të tij në Mynih.

Kane iu deshën vetëm 78 ndeshje për të arritur në këtë shifër me një bilanc të detajuar; 81 gola dhe 19 assiste duke vendosur kështu një rekord të ri në kompeticionin më të lartë të futbollit gjerman. I blerë nga Bayerni në verën e 2023 për 100 milionë euro, Kane është shfaqur më shumë se një goleador. Ai është pika e referimit për sulmin e Bayernit të Mynihut dhe është vendimtar si në shënimin e golave ashtu edhe në dhënien e asisteve për shokët e skuadrës.

Aftësia e tij për të shënuar dhe për të shërbyer e kanë shndërruar Kane në yllin absolut të kampionëve të Gjermanisë, objektivi i të cilëve është të rinovojnë kontratën me anglezin sa më shpejt të jetë e mundur duke parë edhe interesin e vazhdueshëm të klubeve të rëndësishëm siç është Barcelona dhe kontrata e Harry Kane me bavarezët skadon në vitin 2027. Për më tepër, vetë Kane i ka vënë vetes një objektiv madhor; të thyejë rekordin e 41 golave në një sezon të vetëm në Bundesligë të vendosur nga Robert Leëandoëski në sezonin 2020/21, një barrierë që ka filluar të duket e kalueshme

Vetë Kane nuk e fsheh këtë ambicie. ‘Mendoj se është e mundur sidomos me fillimin e sezonit që po bëj-tha së fundmi sulmuesi anglez-dua të ndihmoj skuadrën duke shënuar dhe duke u përmirësuar vazhdimisht’.

Në moshën 32 vjeçare, Harry Kane po përjeton një prej momenteve më të shkëlqyera të karrierës së tij dhe mund të vazhdojë të shkruajë historinë e Bundesligës dhe të një Bayerni, që nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë, do të vazhdojë t’i gëzohet goleadorit anglez edhe përtej vitit 2027. ‘Transferimi te Bayerni ka qenë vendimi më i mirë i jetës sime-ka deklaruar kohët e fundit, Harry Kane. Deklaratë këto që nuk janë fjalë lamtumire, përkundrazi…

Top Channel