Tryeza “e kripur” për festa/ Rriten çmimet e disa produkteve, ankohen edhe emigrantët: Më lirë në Greqi
Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA) i është drejtuar Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, me një kërkesë zyrtare për dekretimin sa më të shpejtë të Ligjit nr. 85/2025 “Për Rivlerësimin e Pasurisë së Paluajtshme”, të miratuar më 12 dhjetor 2025.
Në reagimin e saj, NAREA shpreh shqetësim për vonesën e dekretimit të ligjit, e cila sipas shoqatës po pengon botimin në Fletoren Zyrtare, hyrjen në fuqi nga 1 janari 2026 dhe nxjerrjen e akteve nënligjore, duke krijuar pasiguri dhe tension në tregun e pasurive të paluajtshme.
Shoqata thekson se ligji është i shumëpritur nga rreth 500 mijë familje shqiptare që synojnë rivlerësimin e pasurisë në vlerën e tregut, si dhe nga dhjetëra mijëra familje të tjera që shpresojnë për alternativa strehimi më të përballueshme.
Top Channel