Mira Murati “ia merr” Open AI-it, krijon modele që bashkëbisedojnë me njerëzit
13/05 14:17
Autoritetet nigeriane thonë se boksieri britanik i peshave të rënda, Anthony Joshua, ka qenë i përfshirë në një aksident automobilistik në autostradën Ogun–Lagos.
36-vjeçari ka rrënjë familjare në Sagamu, një qytet në shtetin Ogun, në jugperëndim të Nigerisë. Policia i ka konfirmuar BBC-së se Joshua ka pësuar lëndime të lehta, por është “mirë”.
Komanda e Policisë së Shtetit Ogun, konfirmoi se dy persona kanë vdekur në aksidentin ku u plagos edhe Anthony Joshua. Joshua dhe personat e tjerë të lënduar janë dërguar në “një spital të paidentifikuar”.

Top Channel