Inter, Frattesi drejt largimit? Fenebahçe e tenton, gati 40 milionë euro
Rihapen bisedimet mes Milanit dhe Mike Maignan. Historia e portierit francez dihet, rinovimi verbal i kontratës mes palëve u fundos pas disa gabimeve të kapitenit kuqezi duke bërë që klubi të frenojë tratativat.
Në muajt e verës Maignan ishte pranë kalimit te Chelsea, por kërkesa e Milanit dhe dëshira e Massimiliano Allegrit, bënë që ky operacion të dështojë me premtimim që në kohën e duhur do të diskutohej sërish për të ardhmen.
Milan-Maignan, oferta e re për rinovimin. Dhe të paktën sipas ‘Gazzetta Dello Sport’ ai moment erdhi. Milani që është kthyer të luftojë për pozicionet e larta të kampionatit, falë edhe pritjeve të Maignan me klubin, i ka bërë portierit një ofertë të re, një kontratë deri në 2030 një pagë prej 7 milionë euro netosh në sezon duke përfshirë edhe bonuset, një shifër që është pak më e ulët se kërkesa e Maignan, 7.5 milionë euro, një diferencë kjo mëse e reduktueshme duke diskutuar rreth bonuseve, madje klubi i ka premtuar portierit një lloj shpërblimi nëse firmos brenda muajit mars që do ta përfshinte te paga e këtij sezoni.
Hugo Souza në vend të Maignan? Në Milanello janë rikthyer shpresat për një rinovim të Maignan që ishte shumë i zhgënjyer me atë çfarë ndodhi përpara 10 muajsh, por në të njëjtën kohë u josh nga vlerësimi i Allegrit dhe ambiciet e rikthyera të Milanit. Por kjo nuk do të thotë se çështja e rinovimit është e sigurt dhe jo rastësisht Tare dhe Furlani kanë bllokuar tashmë Hugo Souza edhe Corinthians e refuzoi ofertën e parë kuqezi
Juventus dhe Inter shohin nga Maignan. Kujdesi i të dyja palëve në këtë çështje vjen edhe për shkak të kërkesës për Maignan duke parë mundësinë e marrjes së tij me parametra zero. Disa klube të rëndësishme të Premier League kanë bërë lëvizjet, por ekziston mundësia që francezi të mbetet në Serie A me një fanelë tjetër. Për interesin e Juventusit është folur edhe më parë, por sipas ‘La Repubblica’, për Maignan po mendon edhe Interi dhe në këtë rast do të ishte një rikrijim i çështjes Calhanoglu, edhe pse zikaltrit duken më shumë të përqendruar te Vicario.
Top Channel