BBC: Si u zhdukën nga bilancet e Abramoviçit jahtet, vilat dhe avionët privatë me vlerë 672 milionë dollarë, dyshime për falsifikim dokumentesh dhe evazion fiskal Grindja diplomatike mbi përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është rindezur nga një postim i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në orët e para të së premtes.
Në postimin e tij në Twitter, Zelensky tha se kishte një marrëveshje për t’u takuar me Donald Trump në “të ardhmen e afërt”, duke shtuar se “shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri”.
“Rustem Umerov më informoi për kontaktet e tij të fundit me palën amerikane. Nuk do humbasim asnjë ditë. Ramë dakord për një takim në nivelin më të lartë – me Presidentin Trump në të ardhmen e afërt. Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri. Lavdi Ukrainës!”, shkroi Zelensky.
Rustem Umerov reported on his latest contacts with the American side. We are not losing a single day. We have agreed on a meeting at the highest level – with President Trump in the near future. A lot can be decided before the New Year. Glory to Ukraine!
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) December 26, 2025
Postimi vjen vetëm pasi vetë Zelensky zbuloi planin e ri prej 20 pikash për të cilin thuhet se kanë rënë dakord SHBA-të dhe Ukraina, si dhe komunikimin që pati të enjten me të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
Teksti i paraqitur nga Zelensky parashikon ngrirjen e frontit në linjat e tij aktuale, por pa ofruar ndonjë zgjidhje të menjëhershme për çështjen e vështirë të territoreve të pushtuara nga Rusia, të cilat përbëjnë rreth 19% të Ukrainës.
Ndryshe nga versioni fillestar, dokumenti i ri injoron gjithashtu kërkesat e rëndësishme nga Moska, tërheqjen e forcave ukrainase nga rajonet e Donbasit që ato kontrollojnë dhe madje edhe angazhimin ligjor të Kievit për të mos u bashkuar me NATO-n. Për këtë arsye, konsiderohet e pamundur që Rusia të bjerë dakord me propozimin e ri. Kur u pyet për çështjen, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Moska po “e shqyrtonte qëndrimin e saj” dhe nuk pranoi të komentonte mbi detajet.
Top Channel