Krishtlindje në Formula 1, dhurata mes pilotëve, ‘homazhi’ i Leclerc për Russell(VIDEO)
Michael Schumacher, 7 herë kampion i botës në Formula 1, është në krye të klasifikimit të pilotëve më të paguar në historinë e këtij kampionati. Kjo është ajo që publikon ‘Racing Neës 365’, sipas së cilës pasuria neto e Schumacher është vlerësuar 790 milionë dollarë(mbi 670 milionë euro).
Gjatë karrierës së tij, piloti gjerman ka regjistruar 91 fitore dhe 7 tituj botërorë. Por legjenda gjermane që nga dhjetori i 2013 kur pësoi një aksident me ski në Alpet Franceze, është në një gjendje shëndetësore për të cilën dihet shumë pak.
Duke u kthyer te klasifikimi, në vendin e dytë, si piloti më i paguar në historinë e Formula 1 është Lewis Hamilton, edhe britaniku, 7 herë kampion bote me një pasuri prej 304 milionë dollarë(mbi 258 milionë euro).
Podiumin e plotëson Fernando Alonso, që aktualisht garon për Aston Martin, me pilotin spanjoll, 2 herë kampion bote, që renditet në vendin e tretë me një pasuri të akumuluar prej 264 milionë dollarë(mbi 224 milionë euro)
Top Channel