Viti revolucionar 2026 në Botërorin e Formula 1 në aspektin teknik nis nën hijën e polemikave të para. Kërkimet në ‘zonat gri’ të rregullores së re ka qenë gjithnjë pjesë e historisë së këtij sporti dhe përpara se të ndizen sërish motorët, në paddock ka nga ata që shohin se kush ka mundur t’i gjejë dhe t’i shfrytëzojë këto zona gri.

Sipas asaj që publikon ‘Motorsport Magazin’ duket se ka nisur një përplajse mes skuderive për raportin e kompresionit të cilindrave për motorët e rinj. Mercedes dhe Red Bull kanë gjetur një sistem për të dribluar një paragraf të rregullore së re teknike, duke e cuar raportin e kompresionit në parametrat e lejuara me njësinë e fuqisë së motorit të shuar, por duke rritur raportin me makinën  gjatë veprimit në pistë. Një truk ky që i lejon skuadrat që të driblojnë rregullin e modifikuar me raportin që kaloi nga 18:1 në 16:1 me synimin për të limituar paraqitjet e njësisë termike të fuqisë kundrejt fuqisë së trefishuar të pjesës elektrike të motorëve.

Sipas zërave më të fundit, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit  është paralajmëruar për këtë mashtrim të mundshëm të skuderive rivale me Ferrarin, Audin dhe Hondën që duket se kanë kërkuar një ndërhyrje të drejtpërdrejtë nga ana e FIA

Ai që ka nxjerrë sekretin jashtë mureve të dy skuderive, mund të jetë pikërisht një ish punonjës i Mercedes apo Red Bull që duke kaluar tek një skuderi tjetër ka bërë të ditur detajet e kësaj manovreje; skuadrat kanë projektuar komponentë të brendshëm të aftë për t’u zgjeruar kur njësia e fuqisë është në veprim dhe me temperatura të larta duke reduktuar kështu volumin e dhomës së djegies dhe duke rritur raportin efektiv të kompresionit.

Tani topi është në fushën e Federatës që kur u pyet në lidhje me këtë cështje konfirmoi se zgjerimi termik mund të ndikojë në përmasat e temperaturës së funksionimit, por rregullat aktuale nuk kërkojnë matje me temperatura të larta. Çështja do të vazhdojë të diskutohet në takimet teknike me prodhuesit e njësive të fuqisë. FIA shtoi se ekzaminon vazhdimisht cështje të tilla për të garantuar barazi dhe qartësi në rregullore dhe se në të ardhmen mund të merren në konsideratë modifikime në rregulloret teknike apo në procedurat e matjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB