Ish-kryetari i bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi paraqitet në SPAK
12/12/2025 09:50
Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi u paraqit sot në SPAK.
Lajmi konfirmohet për Top Channel, nga gazetarja Anila Hoxha. Ai qëndroi në Prokurorinë e Posaçme për më shumë se 1 orë.
Gjatë muajit qershor Roshit iu komunikua akuza për “shpërdorim detyre”, pas një kallëzimi të Këshillit të Lartë të Shtetit, gjatë auditit të vitit 2013-2014, në kohën kur ishte ai ishte kryetar bashkie.
Ndërkohë në muajin maj me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, iu sekuestrua telefoni si pjesë e hetimeve për krime zgjedhore.
Top Channel