Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin 12/10 22:57
Maxhoranca rrëzoi një kërkesë të ardhur nga grupi parlamentar demokrat për të hequr nga rendi i ditës votimin e Avokatit të ri të Popullit.
Me 77 vota kundër, 30 pro dhe 1 abstenim të Redi Muçit, socialistët u shprehën të vendosur të votojnë sot një prej emrave që kanë mbledhur 28 firma.
Pas rreth 3 orësh debat në sallë, shumica pritet të votojë emrin e Endrit Shabanit, i cili është mbështetur fillimisht nga deputetët demokratë, por që këta të fundit kanë tërhequr firmat duke deklaruar se nuk e mbështesin më.
Top Channel