Berisha me dhjetëra mbështetës në shesh flet për betejë vendimtare: Me Edi Ramën nuk do shkojmë kurrë në zgjedhje

01/12/2025 19:10

Dhjetëra protestues i janë përgjigjur thirrjes së Sali Berishës për të mbajtur sot ‘foltoren e tretë’ të opozitës para godinës së Kryeministrisë.

Në numër i vogël protestuesish iu bashkuan protestës, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Para Kryeministrisë, opozita ka vendosur figura të Partisë Socialiste, mes tyre të hetuar dhe të arrestuar nga drejtësia.

Gjatë fjalës së tij, Sali Berisha kërkoi rrëzimin e qeverisë, teksa shtoi se protestat do të vazhdojnë. “Me Edi Ramën nuk do shkojmë kurrë në zgjedhje“-tha Berisha.

“Ju opozitarë në këtë shesh që ne e kemi pagëzuar si sheshin e lirisë, që është sheshi i misionit të madh të guximtarëve, për të përzënë nga pallatet e krimit një bandë. Në ekzistencën tonë ne kemi njohur shumë pushtime por kurrë nuk kemi shkuar 100 vite mbrapa siç kemi shkuar këto vite.

Kurrë nuk kemi humbur mbi 45% të materies kombëtare, asnjëherë nuk jemi varfëruar më shpejt se këto 10 vite. Asnjëherë nuk ka pasur një grup kaq antishqiptar siç kemi sot. Ne jemi dëshmitar këto ditë të një krize ndër më të paimagjinueshmet. Le tu drejtohemi bashkë shqiptarëve. Do pranojmë ne të vazhdojmë të vidhemi nga një kusar që s’ka asnjë normë morale apo s’do ti ndahemi atij deri në ditën e fundit të largimit nga pushteti”-u shpreh Berisha në hyrje të fjalës së tij.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta