Zënka mes Gueye dhe Michael Keane në ndeshjen mes Manchester United dhe Everton ku mesfushori senegalez i Toffees u kap me shokun e tij të skuadrës duke e goditur me shpullë ka bërë xhiron e botës dhe ka shkaktuar shumë zhurmë dhe kritika.

Ai që shkon kundër rrymës në këtë pikë është trajneri i Djajve të Kuq, Ruben Amorim.

‘Shpresoj që edhe lojtarët e mi të arrijnë deri aty sa të rrihen me njëri-tjetrin-tha Amorim pas ndeshjes-të zihesh nuk është një gjë negative. Nuk do të thotë që nuk e duam njëri-tjetrin, do të thotë që ke përplasje për një top të humbur, për një gol të pësuar. Kjo është ajo që ndjeva kur pashë aksionin dhe për mendimin tim ai nuk ishte për t’u ndëshkuar me karton të kuq. Mund të ketë përplasje mes dy shokëve të skuadrës, është pjesë e kompetitivitetit’

Amorim më pas shtoi duke thënë se ajo që pa në fushë është një sjellje që do të donte ta shihte edhe te lojtarët e tij’

Kur humbasim topin, dua zemërim, dua reagim-tha Amorim-tani të paktën të mos ndëshkohen me karton të kuq për këtë. Është një gjë pozitive, jo negative’.  Në të njëjtën linjë me Amorim ishte edhe kolegu i tij te Everton David Moyes i cili deklaroi se i vlerëson përplasjet e brendshme sepse tregohet karakter

Ndërkaq, protagonisti i të gjithë kësaj historie, Gueye kërkoi ndjesë nëpërmjet një mesazhi të postuar në Instagram. ‘Në radhë të parë i kërkoj ndjesë shokut tim të skuadrës, Michael Keane-shkruante Gueye-marr përsipër përgjegjësinë e plotë për këtë reagim. Iu kërkoj ndjesë edhe skuadrës, stafit, tifozëve dhe klubit. Ajo që ndodhi nuk reflekton kush jam unë, as vlerat që mbroj. Emocionet mund të të pushtojnë, por asgjë nuk justifikon një sjellje të tillë. Kjo nuk do të ndodhë më’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta