Luka Modric, gjithnjë e më shumë një ‘djall’: E dua Milanin, është shumë afër Realit të Madridit

25/11/2025 19:40

Pas një jete të kaluar te Reali i Madridit me të cilin ka fituar gjithcka në nivel kolektiv dhe individual duke përfshirë edhe Topin e Artë në 2018, Luka Modric, edhe pse 40 vjec ka nisur një aventurë të re, atë me Milanin dhe ka mahnitur me paraqitjen e tij e njëkohësisht iu është përgjigjur skeptikëve që thonin se kishte ardhur në Serie A për pushimet e merituara.

Luka Modric, që në fillim u imponua si një lider i domosdoshëm te skuadra e Massimiliano Allegrit dhe duket se gjithcka po shkon sipas planeve edhe jashtë fushe.

‘Qyteti është i mrekullueshëm, njerëzit më kanë pritur në mënyrë fenomenale si brenda skuadrës ashtu edhe jashtë saj-tregon Luka Modric-shokët e skuadrës, trajneri,tifozët, gjithcka është e një niveli të lartë. Duket që Milani është një klub i madh historik’.

E megjithatë për mesfushorin kroat largimi nga Reali i Madridit nuk ishte aspak i lehtë

‘Kalova 13 vjet, thuajse gjysmën e jetës sime, praktikisht në një klub, në një qytet-tha Modric-ka qenë një prej periudhave më të bukura të jetës sime. Pas Realit të Madridit, gjithnjë kam thënë, se kudo që të shkoja do të ishte një shkallë më poshtë, të gjithë lojtarët mund ta konfirmojnë. Por mendoj se kam ardhur në një klub që për reputacionin dhe historinë e tij është shumë pranë Realit të Madridit, është gjëja më e mirë që mund të më ndodhtte’.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta