Zënka mes Gueye dhe Keane në Man.Utd-Everton, Amorim del kundër rrymës: Shpresoj ta bëjnë edhe të mitë….
Lanë fëmijët e vegjël në shtëpi vetëm pa praninë e dados nga ora 21:00 deri në mesnatë për të darkuar jashtë, një zgjedhje që iu krijoi probleme Francesco Tottit dhe partneres së tij Noemi Bocchi.
Cifti u vendos në shënjestrën e Prokurorisë së Romës, e cila pas një hetimi të gjatë për braktisje të miturisht vendosi të arkivojë cështjen; pas hetimeve të kryera rezultuan se tre fëmijët e çiftit, vajza më e vogël e ish kapitenit të Romës dhe 2 djemtë e Noemit, në të vërtetë nuk kaluan asnjë rrezik gjatë atyre 3 orëve
Mbrëmja për të cilët është bërë edhe hetimi ishte e datës 26 maj 2023 dhe në atë kohë vajza e Tottit ishte 7 vjec, ndërsa djemtë e Noemit, 9 dhe 11 vjec. Sipas prokurorisë, vajza e ish futbollistit kishte në dispozicion një telefon celular që e lejonte të ishte në kontakt me të atin për cdo rast e për më tepër ajo nuk ishte vetëm në shtëpi duke qenë se me të ishin edhe fëmijët e Noemit që mund të kërkonin ndërhyrje në rast nevoje
Por jo vetëm kaq, edhe dadoja e çiftit u hetua me akuzën për braktisje të miturish, por edhe për të Prokuroria kërkoi arkivim. E megjithatë kjo cështje nuk është ende e mbyllur sepse është ish bashkëshortja e Francesco Totti, Ilary Blasi që ka një tjetër opinion për këtë ngjarje me këtë të fundit që doli kundër arkivimit të cështjes.
Sipas Blasit, atë mbrëmje, vajza i ishte besuar Tottit duke ditur për problemet me frymëmarrjen të vogëlushes, por pavarësisht kësaj, Totti, gjithnjë sipas Ilary Blasi, preferoi të shkojë në restorant dhe duke mos u shqetësuar që të lëjë në shtëpi një dado që të kujdesej për vajzën. Tani do të jetë një gjykatës për hetimet paraprake ai që do të vendosë se kush ka të drejtë.
Në këtë mënyrë, shtohet një kapitull i ri në përplasjet mes Francesco Tottit dhe Ilary Blasi të krijuara që nga momenti i parë i ndarjes mes tyre. Por cfarë ndodhi në 26 majin e 2023? Francesco Totti dhe Niemi dolën për në restorant. Gjatë mbrëmjes, nëna e Ilary mori në telefon vogëlushen dhe kupton se nuk ka asnjë të rritur në shtëpi. As dadoja nuk ishte. Kështu që u lajmërua policia që të kontrollonte situatën. Por ish kapiteni u lajmërua përpara se të shfaqej makina e policisë dhe ai që e lajmëroi ishte Vito Scala ‘krahu i djathtë’ i Tottit që në hapat e para të tij te Roma, vetë Scala u njoftua nga një drejtues i Romës, që mori sinjalizim nga vetë policia. Kur policia shkoi në vend gjeti dadon në shtëpi, por kjo e fundit kishte hyrë në shtëpi vetëm pak minuta para, pas një kërkese të çiftit. Versioni i dados u përgënjeshtrua menjëherë nga një video që u regjistua nga tre fëmijët gjatë 3 orëve që ishin në shtëpi dhe në atë video nuk shfaqek asnjë tjetër përvec tyre. Sipas Ilary Blasit, ky ndërtim i ngjarjes tregon se Totti nuk u shqetësua për vajzën dhe se nxiti dadon të gënjente
Top Channel