Jo vetëm Pulisic, edhe precedenti i 2010, bën tifozët e Milanit të ëndërrojnë
Historia e Domenico Morfeos me futbollin nuk pati aspak një fund të lumtur. Ish fantazisti i Parmës dhe Interit që tani menaxhon një restorant, rrëfehet në një intervistë për “La Gazzetta Dello Sport’ duke treguar shumë prapaskena dhe episode që nuk kishin dalë në dritë më parë.
Morfeo, e nisim nga pengjet. Ke ndonjë?
‘Më vjen keq që nuk kam qenë një profesionist. Po të kisha një tjetër mendje kushedi ku do kisha arritur
Në 1996, në ndeshjen ndaj Spanjës, shënuat penalltinë vendimtare për të fituar evropianin U21, në Serie A në atë kohë ju donin të gjithë
‘Nuk luaja me vetëdije të plotë. Sot ndoshta do të menaxhoja gjithçka ndryshe. Futbolli ka qenë miku im më i mirë, më lejoi të kem gjithçka kam sot, por për disa situata të përjetuara ka qenë edhe armiku im’
Dikush ju ka zhgënjyer?
‘Jam grindur me shumë persona, do të thoja me të gjithë. Ajo e futbollit është një botë pa miqësi, e krijuar me raporte të leverdishme. Nëse duhet të them vërtet një emër të atij që më ka zhgënjyer më shumë, them atë te presidentit të Parmës, Ghirardi. Do të luaja edhe në Serie B, por ai më shpalli luftë. Por koha është zonjë…u pa cfarë personi ishte’
Te Parma u pa Morfeo më i mirë?
‘Po, u ndjeva i fortë aty ku isha i lirë me veten time. Te Parma, në Bergamo, në Verona. Le të themi që nuk i doja vendosjet taktike’
Nëse do falenderoje dikë, kush do të ishte?
‘Do t’i thoja faleminderit, Prandellit. Më bëri që të debutoj, ka qenë një baba i dytë, një trajner shumë i përgatitur, i aftë, inteligjent. Më i miri që kam pasur dhe një ndër më të mirët në Evropë në mënyrë absolute’
Në karrierë, ke qenë një mbështetje për shumë qendërsulmues. Një flash për secilin. Gilardino?
‘Te Parma me Gilardinon jemi argëtuar shumë. Mendo që në stërvitje asnjë nuk e donte, nuk shënonte as me duar. Më pas u dëmtua Adriano dhe ai nisi të shënojë me breshëri, sa asiste i kam dhënë…’
Adriano ju ka përmendur. Keni qenë bashkë si në Firenze ashtu edhe në Parma
‘Një kafshë. Për mua më i forti që kam parë. Unë dhe Adriano ishim shumë të lidhur. E ftova në shtëpi në San Benedetto dei Marsi dhe në një bar pamë disa zotërinj të moshuar që përplasnin letrat dhe më tha; ‘në golin e parë që shënoj do festojmë kështu’. Shënoi menjëherë dhe festuam në atë mënyrë
Thuhet që Inzaghi ju dha 5 milionë pasi fitoi klasifikimin e golashënuesit me Atalantën në sezonin 1996-97
‘Sa e vështirë të shikoje Pippo të nxirrte paratë nga xhepi. Le të themi ishte pak koprrac. Por në Reggio, përpara ndeshjes së fundit më tha se nëse do ta kisha ndihmuar të fitonte në klasifikimin e golashënuesit të kampionatit do të më jeptë 5 milionë lireta. Shënoi 2 gola dhe me dha cekun në dhomën e zhveshjes. Cova të gjithë skuadrën për darkë, gjithnjë kam qenë bujar’
Në Firenze ju dhanë ‘fanelën e turpit’ me mbishkrimin ‘i padenjë’ dhe me simbolin e Euros në vend të logos së skuadrës
‘E rëndësishme është që të mos e ulësh kurrë kokën. Nuk kishin kuptuar asgjë, më akuzuan se nuk impenjohesha dhe se doja të fusja klubin në borxhe. Kishte nga ata që arrinin deri aty sa thonin që i sajoja dëmtimet’
Thuhet se te Atalanta fituat një vend titullari duke goditur një pemë 3 herë radhazi…
‘Prandelli më tha se nëse do ta godisja do të thoshte që isha mirë dhe se mund të luajë. Më coi në një kodër të vogël dhe më sfidoi. Fitova unë.
Çfarë nuk shkoi te Interi?
‘Ishim një skuadër e madhe, personalisht shënova në Ligën e Kampioneve dhe besoj se e bëra timen. Por, unë isha numri 10 i skuadrës e mund të bëja më shumë. Di që e kam zemëruar Morattin, të gjithë prisnin shumë nga unë
Mendoni se ju ka munguar diçka?
‘I kisha cilësitë për të qenë titullar në Kombëtare, nuk kisha mend. Pastaj në një moment, pjesa tjetër mbizotëroi mbi futbollin dhe dëshirën time për të luajtur dhe kështu e lashë. Nuk argëtohesha më. Tani menaxhoj restorantin tim në Parma dhe jam i lumtur. Jeta nuk mbyllet me futbollin’
Ndërsa më Kombëtaren A nuk ke luajtur asnjëherë
‘Në kohën time kishte shumë konkurrencë, por më vjen keq që nuk kam debutuar kurrë. Po të luaja tani do të bëja të tjera zgjedhje, por pa humbur identitetin tim dhe mënyrën time të të qenurit. E di që nuk e shfrytëzova plotësisht talentin që kisha’
Ju mungon futbolli?
‘Jo, përkundrazi, ma shpif ajo që shoh. Nuk do të kthehem kurrë. Më duket një botë false’
Top Channel